Letters from Prison
Prel Syku
Prel Kol Syku është dënuar dy herë si pjesëmarrës në organizatë antikomuniste dhe për agjitacion e propagandë, duke kaluar 24 vite të jetës së tij në burgjet e diktaturës. Dënimin e dytë e përfundoi në kamp-burgun e Spaçit në vitin 1988.
Një letër e skanuar për AIDSSH-në nga origjinali, pjesë e koleksionit personal të z. Prel Kol Syku, vënë në dispozicion nga djali i tij, David Syku.
Spaç
27.02.1986
I dashtun Vlla Ndoc
Dëshroj që të gjindemi shëndosh e mirë, gjithashtu gjindem mir edhe un Prela.
U ba një kohë e gjat që s’kam marr asnjë letër. Jam shum i mërzitun se spo e kuptoj se çfarë hallit keni. Edhe un s’ju kam shkru veç një letër që ju kam dërgue për ngushllime babës.
Nuk e di nëse e kini marrë apo jo. Me rastin e Vitit të Ri nga ju, farë e fisi, miq e dashamir kam marr 22 kartolina urimi. Po mbushen 2 muej nga vdekja e babës tonë të dashtun e hala nga kërkush s’kam marr asnjë ngushllim, jam krejt i habitun. Nga vdekja e Babës, jam tepër i mërzitun e i dëshprue, jo se vdiq i ri, por vdiq i dëshpruem vetëm për mue.
Ndoc, të pyes si je me shëndet, me punë si kaloni, robet në përgjithësi si janë?
Në veçanti të pyes për Ninën, si asht, a mund të çohet. A asht e mërzit shumë për vdekjen e Kolës se e ka pasë shokun e jetës e kanë kalu shum kohë bashkë..
Ndoc për mua mos mërziti se jam mirë dhe e kaloj mir, nevoj s’kam për asgja, ushqim e veshmbathje kam për kët Dimën, pranej skeni nevoj as me ardh,as me u mërzit
Me kaq shumë të fala të gjithëve emën për emën, Të fala ka kush të pyesin.
I jueji
përjetë
Prel Kolë Syku