Exhibition

Mësojmë nga e kaluara - veprojmë për të ardhmen

Punimet e nxënësve të Arsimit Parauniversitar pjesëmarrës në konkursin kombëtar “Mësojmë nga e kaluara – veprojmë për të ardhmen”

Gjatë viteve 2024–2025, Autoriteti bashkëpunoi me Zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) si pjesë e nismës “Mësojmë nga e kaluara – veprojmë për të ardhmen”.

Në shkollat e angazhuara në projektin e Këshillit të Europës u zhvillua një tur leximi mbi librat e përgatitur nga Autoriteti për Arsimin Parauniversitar, si dhe u shfaq dokumentari “3 ditët e lirisë”, prodhuar nga AIDSSH me mbështetjen e KiE.

Si pjesë e kësaj nisme, nxënësve iu kërkua të krijonin punime artistike, të cilat u përfshinë në konkursin kombëtar “Mësojmë nga e kaluara – veprojmë për të ardhmen”, i zhvilluar më 8 korrik 2025 nga AIDSSH, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Punimet e paraqitura këtu janë fryt i angazhimit, talentit dhe reflektimit të nxënësve mbi të kaluarën, si një mesazh i gjallë për ndërtimin e një të ardhmeje më demokratike

Phone: +355694118025
 

© 2025 Authority for Information on the Former State Security Documents. All rights reserved.