Historiku

Për të lexuar historikun e kamp-burgut Spaç klikoni këtu.

Zanafilla e historisë së kamp-burgut të Spaçit

Me urdhër të posaçëm të Ministrit të Punëve të Brendshme krijohet Kampi nr. 2. Hapja e këtij kampi shënon zanafillën e historisë së kamp-burgut të Spaçit. Në vitet 1951-1968 shërbeu si një repart pune “lëvizës” dhe ata që punonin aty ishin të gjithë të dënuar politikë.

Në këtë interval kohor kampi ndoqi një itinerar të bazuar në nevojat e kohës. Së pari, në hapjen e kanaleve vaditëse Peqin-Kavajë dhe ndërtimin e digës së lumit Shkumbin. Për punën e kryer u shpërbyen me pagesë 60% e efektivit që ruante kampin. Disa oficerë dhe nënoficerë u dekoruan me medalje pune.

Deri në marsin e këtij viti, ndihmoi Kampin nr.1 në Urën Vajgurore për ndërtimin e fushës së aviacionit. Më pas u transferua në Vlashuk pranë Kuçovës, për shkak të nevojës së punimeve për ndërtimin e kanalit vaditës Devoll-Thanë, me një gjatësi prej 8 km.

Kampi nr.2 u aktivizua në ndërtimin e kanalit vaditës Vjosë – Levan-Fier, për këtë arsye kampi u transferua në Shtyllas të Fierit.

Të burgosurit politikë punuan për ndërtimin e Sanatoriumit, të Kombinatit të Mishit, të Peliçerisë, në ndërtimin e disa ndërtesave në fermën “Gjergj Dimitrov” dhe gjithashtu në një pjesë të punimeve në Uzinën e Traktorëve.

Kampi nr. 2 punoi katër vjet për ndërtimin e fushës së Aviacionit në Rinas.

Kampi nr.2 zhvendoset në Vlorë, ku punon për ndërtimin e uzinës së Sodës Kaustike të qytetit.

Dy vite më pas të burgosurit dërgohen në Elbasan për ndërtimin e Fabrikës së Çimentos.

Viti 1968 – Kampi vendoset përfundimisht pranë minierës së piritit në Spaç, aty ku do të njihet historikisht si Reparti i Riedukimit nr. 303 në Spaç. (Reparti 303), Në të vërtetë ai nuk ishte një kamp riedukimi, por kamp dhe burg njëherësh.

Dega e Punëve të Brendshme në Mirditë, organi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që mbikëqyrte Repartin 303, Spaç, për shkak të rëndësisë politike ekonomike dhe strategjike vendoset që të hapet dosja e “objektit të rëndësisë së veçantë për Repartin e Riedukimit nr. 303, Spaç-Mirditë” (ORV).

U zhvillua Revolta e Spaçit e konsideruar ndryshe si e para revoltë dhe më e rëndësishmja në burgjet e Shqipërisë komuniste. Pas shtypjes me dhunë të revoltës, 4 të dënuar politikë u ekzekutuan me pushkatim ndërsa rreth 60 të tjerë u ridënuan.

Përveç të burgosurve politikë, nga dokumentet e dosjes ORV, rezulton se në kampin-burg të Spaçit vuanin dënimin edhe të burgosur ordinerë.

Nga Spaçi, të dënuarit politikë u zhvendosën fillimisht në Qafë Bari, në Burgun 313 të Tiranës dhe më pas në Repartin 305 në Sarandë. Aty vazhduan të qëndronin vetëm të burgosurit ordinerë, deri në fund të muajit korrik, të vitit 1991.

Kampi-burg i Spaçit mbyllet përfundimisht.

Dosja e kampit-burg të njohur me emrin “Reparti i Riedukimit nr. 303 Spaç” u arkivua përfundimisht disa muaj pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Referencë: AIDSSH, Fondi. Dega e Punëve të Brendshme Mirditë, Dosja. ORV, Nr. 123, “Reparti 303 Spaç”

Logo-AIDSSH-ok-E-BARDHE
Telefon: +355694118025
Email: info@autoritetidosjeve.gov.al

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.