Dënimet me vdekje

Të dënuarit me vdekje të revoltës së Spaçit

Dervish Bejko

U ekzekutua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. Foto është sjellë nga mbesa e të ndjerit, znj. Brikena Laze/Shehu.

Dervish Enver Bejko i, lindur në vitin 1946 në Stavrov, Korçë.
U dënua me vendimin nr.1187, datë 11.12.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me vdekje pushkatim.

Pal Zefi

U ekzekutua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. Foto është sjellë nga mbesa e të ndjerit, znj. Danjela Zefi.

Pal Gjergj Zefi, lindur në vitin 1940 në Rrushkull, Durrës. U dënua me vendimin nr. 133, datë 28.10.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me vdekje pushkatim.

Skënder Daja

U ekzekutua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit.  AIDSSH,
Fondi Operativ, Dosja nr. 807.

Skënder Qamil Daja, lindur në vitin 1950 në Tiranë. U dënua me vendim nr.5, datë 30.03.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973 me vdekje pushkatim.

Hajri Pashaj

U ekzekutua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit.
AIDSSH

Hajri Zenel Pashaj lindur në vitin 1944 në Hekal, Mallakastër. U dënua me vendim nr. 63, datë 27.07.1965. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me vdekje pushkatim.

Telefon: +355694118025
 

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.