Dëshmi nga ish-të dënuar politikë në Spaç

Përpos dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH zotëron edhe një arkiv të pasur me dëshmi të gjalla që pasurohet çdo ditë. Regjistrimi dhe ruajtja e dëshmive gojore bën të mundur ruajtjen e zërit autentik të së kaluarës dhe mbështet kërkimin shkencor dhe edukimin qytetar. Dëshmitë që publikohen në këtë faqe sipas rendit alfabetik, janë dhënë për AIDSSH-në nga ish-të dënuar politikë në kampin-burg të Spaçit, apo familjarë të tyre në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit. Lista e dëshmive. Dëshmitë e mbledhura administrohen me kujdes pranë arkivit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe vihen në dispozicion të çdo studiuesi, në çdo kohë, sipas rregullave të arkivave në Republikën e Shqipërisë dhe vullnetit të qytetarëve që na kanë besuar rrëfimet, përmes marrëveshjes së nënshkruar me intervistuesin.

AIDSSH falënderon të gjithë të intervistuarit: ish-të dënuar të mbijetuar nga burgu i Spaçit dhe nga internimet e gjata, si edhe familjarët e tyre që, pavarësisht moshës, gjendjes shëndetësore e lëndimit shpirtëror, u shprehën të gatshëm dhe bashkëpunuan për të dhënë dëshmitë e tyre autentike, tepër të vlefshme e të pazëvendësueshme për revoltën e të burgosurve në burgun e Spaçit, në 21 maj 1973. Përmbajtja e këtyre dëshmive është përgjegjësi vetëm e të intervistuarve dhe nuk mund të konsiderohet, në asnjë rrethanë, si pasqyrim i qëndrimit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Numri i dëshmive gojore

0
Dëshmi
Telefon: +35542210424
 

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.