Dr. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH

“Kthimi në të shkuarën e Shqipërisë komuniste sjell dhe përkujtimin e një errësire të thellë. Kampi i punës së detyruar në Spaç, një plagë e hapur e historisë sonë, ishte vend ku liria dhe të drejtat u shkelën dhe rreth 2000 burra, por dhe familjet e tyre u trajtuan në mënyrë çnjerëzore. Sot përpjekja për të kuptuar këtë të kaluar të rëndë është e domosdoshme që të mos përsëritet ASNJËHERË”.

Dy fjalë për Spac.al

Faqja www.spac.al është ngritur nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Grupi i punës që u krijua me urdhrin Nr. 22, dt. 06.02.2023 në kuadër të 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit përpos detyrave dhe aktiviteteve të tjera, përgatiti edhe faqen on line kushtuar kampit – burg Spaç.

Për mbledhjen e materialeve, AIDSSH ka shfrytëzuar dokumentet e arkivit të saj dhe dëshmitë që ish – të dënuarit politikë në kampin – burg të Spaçit kanë dhënë për këtë institucion.  AIDSSH ka bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme që ka vënë në dispozicion Fondin e arkivit për Spaçin, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë “AlbBakër” Sh.A. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe studiues dhe ekspertë që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë përgatitjes së aktiviteteve dhe botimeve përkujtimore për kampin- burg të Spaçit.

Stafi i AIDSSH-së, vazhdon të punojë për përditësimin e informacionit dhe mirëmbajtjen e faqes me qëllim krijimin e një panorame sa më e plotë dhe të qartë mbi një nga burgjet dhe kampet e punës së detyruar më famëkeqe të diktaturës.

AIDSSH mirëpret kontributin e çdo individi, institucioni apo organizate që ka informacione për kampin-burg të Spaçit dhe dëshiron të ndajë këto informacione në www.spac.al. Mjafton të klikoni në Bëhu pjesë dhe stafi ynë do të jetë në dispozicionin tuaj.

Gjergj Marku – Anëtar i Autoritetit dhe Kryetar i grupit të punës.

Anëtarë:
(Sipas rendit Alfabetik)

– Adela Toporja
– Agron Hoxha
– Anxhela Dervishi
– Anton Dukagjini
– Brunilda Çërraga
– Bukurie Sokoli
– Dorian Zanaliu
– Elona Baci
– Ermal Ramolli
– Eugen Sada
– Gerla Kotka
– Ioann Celi
– Irma Bataj
– Luan Ismaili
– Manjola Bici
– Migena Demirxhi
– Nevila Turdiu
– Ornela Arapi
– Rovena Rrozhani

Telefon: +355694118025
 

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.