Ridënimet

Ridënime pas Revoltës së Spaçit

Pas shtypjes me dhunë të Revoltës së Spaçit, shumë prej të dënuarve politikë iu nënshtruan arrestimeve dhe gjyqeve ku morën dënime të reja (ridënim*) të cilat iu shtuan viteve të dënimit që po vuanin në kampin – burg të Spaçit deri ditën kur filloi revolta. Janë zhvilluar 5 gjyqe ku janë ridënuar rreth 70 të burgosur politikë.

*Për këtë rast, me termin Ridënim, do të kuptohen dënimet e personave që ishin ndërkohë duke vuajtur dënimin me burgim në zbatim të vendimeve të mëparshme, duke përfshirë dënimet e reja të të burgosurve të repartit të nr. 303 Spaç, në lidhje ose jo me revoltën.

Grupi i I-rë i të ridënuarve më datë 24.05.1973

Me vendim nr.1 datë 24.05.1973 u zhvillua procesi gjyqësor për 12 të arrestuarit pas revoltës. Në këtë gjyq 8 të dënuar politikë u ridënuan dhe 4 u dënuan me vdekje me pushkatim. 
Trupi gjykues përbëhej nga:   Kryetar: Hilmi Telegrafi;   Nd/gjyqtarë: Ymer Aliko, Mithat Goskova;   Sekretar: Ylli Mahmudaj;   Prokuror: Zaim Miftari 

Dashnor Estref Kazazi, lindur në vitin 1941 në Tiranë. U dënua me vendimin 5, datë 30.03.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Syrja Estref Lame, lindur në vitin 1935, në Rembel-Korçë. U dënua me vendim nr.18, datë 18.02.1970. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet

Paulin (Lush) Pjetër Vata, lindur në vitin 1933 në Oblik-Shkodër. U dënua me vendim nr.128, datë 25.10.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Luan Qemal Burimi, lindur në vitin 1937 në Psar i Zi, Fier. U dënua me Vendim nr.39 datë 02.06.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Sami Selim Dangëllia, lindur në vitin 1920 në Menkulas, Korçë. U dënua me vendim nr.6, datë 13/2/1960. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Jorgo Spiro Papa, lindur në vitin 1941 në Trembul, Sarandë. U dënua me Vendim nr.3, datë 04.02.1963. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Luan Habib Koka, lindur në vitin 1935 në Vlorë. U dënua me vendim nr.5, datë 25.01.1961. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Hodo Isuf Sokoli, lindur në vitin 1930 në Shkodër. U dënua me vendim nr.34, datë 10.09.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.1, datë 24.05.1973, me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Për të parë foto-dokumentin klikoni këtu.
Referencë: AIDSSH, Fondi nr.1 Hetimor-Gjyqësor, Dosje nr. 2364 

Grupi i II-të i të ridënuarve më datë 30.06.1973

Me vendim nr. 29 datë 30.06.1973 u zhvillua procesi gjyqësor për të arrestuarit pas revoltës. Në këtë gjyq ishin të pandehur 20 të dënuar politikë, nga të cilët 16 u ridënuan dhe 4 të tjerë u shpallën të pafajshëm, për mungesë provash.
Trupi gjykues përbëhej nga:  Kryetar: Filip Lako;  Nd/gjyqtarë: Gjin Pali dhe Pjetër Nikolli;   Sekretar: Ndue Prendi;  Prokuror: Zef Deda

Bedri Azem Çoku, lindur në vitin 1949 në fshatin Nucias, Lushnje. U dënua me vendim nr.14, datë 27.08.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973, me 23 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Jonuz Selim Nurja (Norja) lindur në vitin 1926 në Shijak. U dënua me vendim nr.119, datë 18.09.1972. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 22 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Mersin Adem Vlashi, lindur në vitin 1938 në fshatin Lis, Burrel. U dënua me vendim nr.2, datë 28.01.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Tomorr Nuredin Allajbeu, lindur në vitin 1941 në Peshtan të Beratit. U dënua me vendim 73, datë 14.10.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 15 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Murat Jaho Marta, lindur në vitin 1942 në Bërzeshtë. Librazhd. U dënua me vendimin nr.6, datë 24.01.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 23 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Pal Gjok Marku, lindur në vitin 1930 në Manati, Lezhë. U dënua me vendim nr. 7, datë 01.07.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Neim Bejo Pashaj, lindur në vitin 1947 në Dorëz, Tepelenë. U dënua me vendimin nr.8 datë 22.07.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Haxhi Ali Bena, lindur në vitin 1938 në Filat. U dënua me nr.103 datë 07.07.1962. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet

Feti Hasan Kumanaku, lindur në vitin 1945 në Kallmet, Fier. U dënua me vendimin53 datë 03.05.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Qemal Asllan Demiraj, lindur në vitin  1948 në fshatin Vajzë, Vlorë. U dënua me vendimin nr.17 datë 09.06.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 15 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Ndrec Ndue Çoku, lindur në vitin 1929 në U dënua me vendimin nr.5 datë 10.02.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 20 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Shuaip Seit Ibrahimi, lindur në vitin 1928 në Shkodër. U dënua me vendimin nr.52, datë 20.12.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 17 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Hasan Adem Hibo, lindur në vitin 1938 në Poloskë, Korçë. U dënua me vendimin nr.31, datë 25.11.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 20 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Dervish Tofik Sulo, lindur në vitin 1927 në Spathar të Filatit. U dënua me vendimin nr.110, datë 03.08.1961. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Elez Yke Hoxha, lindur në vitin 1940 në Tropojë. U dënua me vendimin nr.100, datë 23.12.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Neim Osman Uka, lindur në vitin 1947 në Beri, Kukës. U dënua me vendimin nr.17, datë 24.04.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.29 datë 30.06.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Për të parë foto-dokumentin klikoni këtu.
Referencë: AIDSSH, Fondi nr.1 Hetimor-Gjyqësor, Dosje nr. 2348, në ngarkim të Tomorr Allajbeu.

Grupi i III-të i të ridënuarve më datë 13.07.1973

Me vendim nr. 34, datë 13/07/1973 u zhvillua procesi gjyqësor për të arrestuarit pas revoltës. Në këtë gjyq ishin të pandehur 15 të dënuar politikë, nga të cilët 13 u ridënuan dhe 2 të tjerë u shpallën të pafajshëm, për mungesë provash.
Trupi gjykues përbëhej nga:  Kryetar: Filip Lako;  Nd/gjyqtarë: Pjetër Nikolli dhe Gjin Pali;  Sekretar: Ylli Mahmuda;  Prokuror: Zef Deda

Konstandin Irakli Papa, lindur në vitin 1937 në Sarandë. U dënua me vendimin nr.6, datë 22.08.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Rexhep Qerim Lazri, lindur në vitin 1949 në Peshkopi. U dënua me vendimin nr.56, datë 28.07.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Sali Mani Çuni, lindur në vitin 1932 në Letaj, Kukës. U dënua me vendimin nr.31, datë 26.08.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 20 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.                                                                                                   

Ulsi Refat Pashollari, lindur në vitin 1944 në Çaushli, Korçë. U dënua me vendimin nr.46, datë 10.12.1964. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 14 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Nuri Mirash Stepa, lindur në vitin 1944 në Tiranë. U dënua me vendimin nr.22, datë 31.05.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 13 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Agron Tasim Xhelili, lindur në vitin 1935 në Sarandë. U dënua me vendim 60, datë 09.03.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 14 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Sherif Shahin Allamani, lindur në vitin 1926 në Kurdar, Mat. U dënua me vendimin nr.25, datë 18.10.197.  Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 18 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Bebi Dhimitër Konomi, lindur në vitin 1927 në Vlorë. U dënua me vendimin nr.18, datë 24.12.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Bashkim Tosum Fishta, lindur në vitin 1945. U dënua me vendimin nr.311, datë 29.10.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Fatmir Shyqyri Llagami, lindur në vitin 1941. U dënua me vendimin 53, datë 25.11.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 13 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Gëzim Mahmut Çela, lindur në vitin 1935 në Lushnjë. U dënua me vendimin nr.67, datë 12.07.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

                                                                                              

Njazi Arif Bylykbashi, lindur në vitin 1933. U dënua me vendimin 23, datë 12.04.1972. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 13 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

                                                                                                     

Mirash Mark Gjoka, lindur në vitin 1942 në Theth, Shkodër. U dënua me vendimin nr.36, datë 16.03.1970. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.34, datë 13.07.1973 me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

                                                                                                   

Për të parë foto-dokumentin klikoni këtu.
Referencë: AIDSSH, Fondi nr.1 Hetimor-Gjyqësor, Dosje nr. 2354 

Grupi i IV-t i të ridënuarve më datë 21.07.1973

Me vendim nr. 38, datë 21/07/1973 u zhvillua procesi gjyqësor për të arrestuarit pas revoltës. Në këtë gjyq ishin të pandehur 12 të dënuar politikë, nga të cilët 11 u ridënuan dhe 1 u shpall i pafajshëm, për mungesë provash bindëse.
Trupi gjykues përbëhej nga:  Kryetar: Filip Lako;   Nd/gjyqtarë: Pjetër Nikolli dhe Nikoll Gjoni;   Sekretar: Sadik Memo;   Prokuror: Zef Deda

Fadil Xhafer Dushku, lindur në vitin 1943 në Elbasan. U dënua me vendimin 124, datë 19.11.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

     

  1. Petro Vojo Popaj, lindur në vitin 1944 në Shkodër. U dënua me vendimin nr.21, datë 15.02.1963. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 15 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Demir Ilmi Pojani, lindur në vitin 1048 në Korçë. U dënua me vendimin nr.2, datë 07.01.1972. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Gëzim Gani Medolli, lindur në vitin 1949 në Korçë. U dënua me vendimin 79, datë 25.09.1970. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 25 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Sulo Abedin Veshi, lindur në vitin 1920 në Konispol, Sarandë. U dënua me vendimin nr.18, datë 18.06.1964. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Çaush Azem Çoku, lindur në vitin 1949 në Muçias, Lushnje. U dënua me vendimin nr.14, datë 27.08.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 20 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Muharrem Mehmet Dyli, lindur në vitin 1925 në Drashovic, Berat. U dënua me vendimin nr.83, datë 30.12.1969. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 14 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Stefan Jorgo Kola, lindur në vitin 1945 në Gjirokastër. U dënua me vendimin nr.10, datë 25.05.1968. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 14 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Vladimir Marko Prifti, lindur në vitin 1953 në Libofshë, Fier. U dënua me vendimin nr.81, datë 25.05.1972. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Spiro Aristidh Nasho, lindur në vitin 1942 në Sarandë. U dënua me vendimin nr.9, datë 09.04.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 21 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Muharrem Hamza Isufi, lindur në vitin 1932 në Tropojë. U dënua me vendimin 9, datë 15.02.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.38, datë 21.07.1973 me 14 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Për të parë foto-dokumentin klikoni këtu.
Referencë: AIDSSH, Fondi nr.1 Hetimor-Gjyqësor, Dosje nr. 2365 

Grupi i V-të i të ridënuarve më datë 25.07.1973

Me vendim nr. 39, datë 25/07/1973 u zhvillua procesi gjyqësor për të arrestuarit pas revoltës. Në këtë gjyq ishin të pandehur 7 të dënuar politikë, të cilët u ridënuan.
Trupi gjykues përbëhej nga:   Kryetar: Filip Lako;   Nd/gjyqtarë: Pjetër Nikolli dhe Nikoll Gjoni;   Sekretar: Sadik Memo;   Prokuror: Zef Deda

  1. Gjet Pjetër Kadeli, lindur në vitin 1942 në Bulshar, Mirditë. U dënua me vendimin nr.90, datë 24.11.1972. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 15 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet     

Napolon Mimtaz Koleci, lindur në vitin 1938 në Starje, Kolonjë. U dënua me vendim nr.4, datë 21.01.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 15 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Xhemal Madan Bali, lindur në vitin 1936 në Vervë, Konispol. U dënua me vendimin nr.18, datë 27.10.1967. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 16 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Ferit Maliq Avdullari, lindur në vitin 1925, në Lin, Pogradec. U dënua me vendimin nr.39, datë 29.07.1971. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet

Bardhyl Tajar Fejzollari, lindur në vitin 1945 në Dushar-Korçë. U dënua me vendimin nr.37, datë 29.12.1966. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 13 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet.

Sotiraq Miti Simaku, lindur në vitin 1946 në Dardhë, Korçë.  U dënua me vendimin nr.16, datë 28.07.1960. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Hysen Abdyl Xhani, lindur në vitin 1941 në Tiranë.  U dënua me vendimin nr.228, datë 12.11.1970. Për pjesëmarrje në Revoltën e Spaçit u dënua me vendimin nr.39, datë 25.07.1973, me 12 vjet heqje lirie, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.

Për të parë foto-dokumentin klikoni këtu.
Referencë: AIDSSH, Fondi nr.1 Hetimor-Gjyqësor, Dosje nr. 2362 

Telefon: +35542210424
 

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.