Personeli
STRUKTURA ORGANIKE E KAMP-BURGUT SPAÇ
Sipas strukturës organike nga pikëpamja administrative Kamp-Burgu i Spaçit i njohur si Reparti i Riedukimit nr.303 kishte organizimin si një repart ushtarak.
Ai ruhej brenda me policë dhe nga jashtë me ushtarë. Në këtë kuptim komandanti i kampit nuk ishte vetëm komandanti i ushtarëve, por edhe i të dënuarve. Ai hynte në mjediset e të burgosurve, ishte i ngarkuar me mbarëvajtjen administrative ushtarake të kampit dhe me sigurimin e rregullit.
Pas tij në hierarki vinte Komisari, i cili merrej me pjesën riedukuese në kamp dhe ndiqte punën ideologjike, siç ishte leximi i veprave të diktatorit Enver Hoxhës, i shtypit, ndiqte edhe atë që quhej “përgatitja ideo-politike” e efektivit të policëve dhe ushtarëve.
Komanda ishte vendosur jashtë rrethimit të kampit. Komanda e Repartit përbëhej nga: komandanti, komisari, instruktori politik, punëtori operativ, shifranti, përgjegjësi i administratës dhe radisti. Prapavija kishte 5 oficerë dhe 1 civil, ndërsa Financa kishte 1 oficer dhe 1 civil si llogaritar për të dënuarit.
Spaçi ishte një kamp i rrethuar në një terren të vështirë dhe si i tillë kishte 5 toga për sigurimin e Repartit, si dhe një plan shërbimi i organikës. (foto)
Për sigurimin e brendshëm kishte 1 togë të përbërë nga 42 efektivë (oficer, n/oficer, polic si dhe qen ndjekës).
Për sigurimin e jashtëm të repartit ishin 4 toga, konkretisht;
Toga e I-rë e përbërë nga 3 skuadra, me 35 efektiv, oficer, ushtar, kuzhinier.
Toga II-të, e përbërë nga 3 skuadra, me 18 efektiv, oficer, ushtarë mortaist, pushkatar dhe kimist.
Toga e III-të e përbërë nga 3 skuadra, me 26 efektiv, oficer, ushtar, kuzhinier.
Toga e IV-të e përbërë nga 3 skuadra, me 24 efektiv, oficer, ushtar, granatahedhës si dhe kuzhinier.
Këto struktura i kishin të detajuara dhe detyrat e tyre, të cilat pasqyrohen dhe në Plane Masash për të parë gadishmërinë luftarake të efektivit në ruajtjen e të dënuarve si dhe në porositë e dhëna nga Drejtoria e Policisë për zbatimin e rregullores së sigurimit e riedukimit të dënuarve.
Struktura organike e kampit – burg të Spaçit propozohej nga komanda e repartit pas një studimi dhe analize mbi bazë të gjendjes aktuale. (foto)
1. Komandant reparti | Oficer 1 |
2. Zv. komandant reparti | Oficer 1 |
3. Instruktor politik | Oficer 1 |
4. Punëtor operativ | Oficer 1 |
5. Referencë për evidencën (shifrat) | Oficer 1 |
6. Përgjegjës administrate dhe daktilografist | N/Oficer 1 |
7. Radist dhe centralist | Polic 1 |
Shuma: 8 |
1. Komandant toge | Oficer 1 |
2. N/Oficer roje | N/Oficer 2 |
3. Shoqërues qeni | N/Oficer 1, qen ndjekës |
Shuma: 4 | |
Skuadra e sigurimit të brendshëm (3) | |
1. Komandant skuadre (zv. komandant toge) | N/Oficer 1 |
2. Shënjues | Polic 1 |
3. Ndihmës shënjues | Polic 1 |
4. Kimist | Polic 1 |
5. Trupë (9 policë) | Polic 9 |
Shuma në skuadër: 13 | |
Shuma në 3 skuadra: 38 | |
Shuma në togë: 42 | |
Njëra nga skuadrat (skuadra e tretë) të jetë me 1 polic më pak se dy skuadrat e tjera. |
1. Komandant toge | Oficer 1 |
2. Kuzhinier | Ushtar 1 |
Shuma: 2 | |
Skuadra e sigurimit të pikës së hapjes | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Pushkatar | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 4 | |
Skuadra e armëve të rënda | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Pushkatar | Ushtar 1 |
5. Shënjues I GHL | Ushtar 1 |
6. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
7. Pushkatar | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 7 | |
Struktura e pushkatarëve në togë (2) | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Kimist | Ushtar 1 |
5. Automatikës | Ushtar 1 |
6. Pushkatar | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 11 | |
Shuma në 4 skuadra: 33 | |
Shuma në togë: 35 |
1. Komandant toge | Oficer 1 |
2. Kuzhinier | Ushtar 1 |
Shuma: 2 | |
Skuadra mortaiste | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Mbushës | Ushtar 1 |
4. Përgatitës-furnizues | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 4 | |
Skuadra pushkatare në togë (2) | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Kimist | Ushtar 1 |
5. Pushkatar | Ushtar 2 |
Shuma në skuadër: 6 | |
Shuma në 3 skuadra: 16 | |
Shuma në togë: 18 |
1. Komandant toge | Oficer 1 |
2. Kuzhinier | Ushtar 1 |
Shuma: 2 | |
Skuadra mortaiste 60m/m | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Mbushës | Ushtar 1 |
4. Pregatitës | Ushtar 1 |
5. Furnizues | Ushtar 1 |
6. Shënjues | Ushtar 1 |
7. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
8. Automatikës | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 8 | |
Skuadra pushkatare | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës | Ushtar 1 |
4. Kimist | Ushtar 1 |
5. Pushkatar | Ushtar 4 |
Shuma në skuadër: 8 | |
Shuma në 3 skuadra: 24 | |
Shuma në togë: 26 |
1. Komandant toge | Oficer 1 |
2. Kuzhinier | Ushtar 1 |
Shuma: 2 | |
Skuadra mitroliere | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Pushkatar | Ushtar 1 |
Shuma në skuadër: 4 | |
Skuadra granata-hedhëse | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Prurës | Ushtar 1 |
5. Shënjues | Ushtar 1 |
6. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
7. Pushkatar | Ushtar 3 |
Shuma në skuadër: 9 | |
Skuadra pushkatare | |
1. Komandant skuadre | Ushtar 1 |
2. Shënjues | Ushtar 1 |
3. Ndihmës shënjues | Ushtar 1 |
4. Kimist | Ushtar 1 |
5. Automatikës | Ushtar 1 |
6. Pushkatar | Ushtar 4 |
Shuma në skuadër: 9 | |
Shuma në 3 skuadra: 22 | |
Shuma në togë: 24 |
1. Shef prapavije | Oficer 1 |
2. Shef ushqimi | Oficer 1 |
3. Mjek | Oficer 1 |
4. Magazinier | N/Oficer 1 |
5. Shofer | Civil 1 |
Shuma: 6 |
1. Shef finance | Oficer 1 |
2. Llogaritar për të dënuar | Civil 1 |
Shuma: 2 | |
Komisar Reparti | Komandant Reparti |
Pjetër Cara | Meto Kondi |
Drejtues të Kamp-Burgut Spaç
Të dhënat për personelin e Kamp-Burgut të Spaçit, janë nxjerrë nga dosja ORV, Fondi Dega e Punëve të Brendshme, Mirditë, Dosja Nr.123 “Reparti 303 Spaç”, dhe i referohen viteve 1969-1990.
1. Gjergj Zefi – Në vitet 1969, 1971, 1973, 1975
2. Fejzi Liço – Në vitin 1973
3. Kosta Prifti – Në vitet 1978-1980
4. Shyqyri Toska – Në vitet 1981-1983
5. Preng Prendi – Në vitet 1985,1986, 1988, 1990
6. Gramoz Velçani – Në vitet 1985, 1988, 1989
7. Nazmi Domi – Në vitin 1971
1. Shahin Skura – Në vitin 1973
2. Pjetër Cara – Në vitin 1982
1. Haxhi Goro – Në vitin 1973
2. Meto Kondi – Në vitin 1982
1. Llazër Peter-Në vitin 1973
Referencë:
Arkivi i Ministrisë së Brendshme, Fondi nr.10
AIDSSH, Fondi Dega e Punëve të Brendshme Mirditë, D. ORV, Nr. 123, “Reparti 303 Spaç”.