Dënimet me vdekje

Të dënuarit me vdekje të revoltës së Spaçit

Dervish Bejko

U ekzektua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. Foto është sjellë nga mbesa e të ndjerit, znj. Brikena Laze/Shehu.

  1. Me Vendim nr. 1187 datë 11.12.1971 dënohet me 12 vjet heqje lirie në bazë të nenit 64-10 të Kodit Penal. Në bazë të Nenit 177 dënohet me 1 muaj heqje lirie. Në aplikim të Nenit 48 të Kodit Penal, bëhet bashkim vendimesh dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie.

  2. Me Vendim nr.1 datë 24.05.1973 për pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik dhe në bazë të neneve 76, 72 dhe 28 të Kodit Penal dënohet me vdekje pushkatim, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Pal Zefi

U ekzektua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. Foto është sjellë nga mbesa e të ndjerit, znj. Danjela Zefi.

  1. Me Vendim nr. 133 datë 28.10.1971 dënohet me 10 vjet heqje lirie në bazë të neneve 73/1 dhe 12 të Kodit Penal.

  2. Me Vendim nr. 1 datë 24.05.1973 për pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik dhe në bazë të neneve 76,72 dhe 28 të Kodit Penal, dënohet me vdekje pushkatim, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Skënder Daja

U ekzektua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit.  AIDSSH,
Fondi Operativ, Dosja nr. 807.

  1. Me Vendim të datës 30.03.1971, dënohet me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim pasurie në bazë të nenit 64-10-12 të Kodit Penal.
  2. Me Vendim nr. 1 datë 24.05.1973 për pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik dhe në bazë të neneve 76, 72 dhe 28 të Kodit Penal dënohet me vdekje pushkatim, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.

Hajri Pashaj

U ekzektua si pjesëmarrës në revoltën e Spaçit. 

  1. Me Vendim nr. 63 datë 27.07.1965 dënohet me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës elektorale në bazë të neneve 64-10 dhe 28 të Kodit Penal.

  2. Me Vendim nr.1 datë 24.05.1973, për pjesëmarrje në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik dhe në bazë të neneve 76,72 dhe 28 të Kodit Penal, dënohet me vdekje pushkatim, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.
Telefon: +35542210424
 

© 2024 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.