Aktivitete Përkujtimore

GJURMË KUJTESE NË SPAÇ, TË RINJTË “PREKIN” DIKTATURËN

Spaç, 24.05.2024

Mirditë/Spaç, 24 maj 2024 – Në kuadër të 51-vjetorit të Revoltës së Burgut të Spaçit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, organizoi aktivitetin: “SPAÇI, DJE DHE SOT – një ditë kujtese me të rinjtë”.

Për më tepër informacion në lidhje me këtë aktivitet klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

NXËNËSIT E GJIMNAZIT “PROTAGONISTËT” NJIHEN ME REVOLTËN E SPAÇIT.

(30 Maj 2023)

Nxënësit e gjimnazit “Protagonistët”, vizituan AIDSSH, duke u njohur me historinë e Revoltës së Spaçit, dokumentet dhe dëshmitë gojore që vijnë nga ai burg. Vizita vijoi në arkivin e Autoritetit, ku ruhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

VLERËSIME PËR NXËNËSIT QË KRIJUAN LOGO PËR 50-VJETORIN E REVOLTËS SË SPAÇIT

(Vlorë, Berat, 23 Maj 2023)

Në përfundim të konkursit të zhvilluar mes shkollave artistike të vendit me qëllim krijimin e një logoje, kushtuar 50-vjetorit të Revoltës së Spaçit, me qëllim final edukimin e brezit të ri rreth padrejtësive të së kaluarës dhe nevojës në rritje u shpallën fituesit e punimeve më të mira

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

REVOLTA E SPAÇIT, NË NJË ORË MËSIMORE NË GJIMNAZIN “QEMAL STAFA”

(22 Maj 2023)

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ndoqën orën mësimore të zhvilluar në gjimnazin “Qemal Stafa”, në përkujtim të revoltës së Spaçit, 21-23 maj 1973, në kuadër të 50-vjetorit të saj, me qëllim ndërgjegjësimin e brezave mbi këtë ngjarje dhe të tjera që lidhen me të shkuarën e vendit në komunizëm.

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

AUTORITETI NË PELEGRINAZHIN: GJURMË QËNDRESE DHE SOLIDARITETI, NË KUJTIM TË 50-VJETORIT TË REVOLTËS SË SPAÇIT

(Spaç, 21 Maj 2023)

Me rastin e organizimeve për përkujtimin e 50-vjetorit të Revoltës së Burgut të Spaçit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në datën 21 maj 2023 organizoi një pelegrinazh, i cili nisi në kilometrin e fundit të rrugës, në hyrje të ish-Burgut të Spaçit dhe u përmbyll në ambientet e ish-burgut

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

SPAÇI NË ARKIVA -50 VJET NGA REVOLTA, AUTORITETI NXIT AKADEMIKËT PËR QASJEN JURIDIKE NË DOKUMENTE

(Tiranë, 4 maj 2023)

Në aktivitetin “Spaçi në arkiva – 50 vjet nga Revolta”, u ekspozuan dokumente nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit për kampin e punës së detyruar në Spaç, revoltën, vendimet penale me vdekje dhe ridënimet. Gjithashtu u bën të njohura edhe dokumente të tjera, zyrtare, të siguruar në kuadër të bashkëpunimit institucional, mbi natyrën punës së detyruar gjatë diktaturës në angazhim e të burgosurve politik në nxjerrjen e mineralit të bakrit dhe piritit

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

AIDSSH SHPALL KONKURSIN PËR KRIJIMIN E LOGOS ME SIMBOLIKË: “50 VJET NGA REVOLTA E SPAÇIT”

(26 prill 2023)

Autoriteti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shpalli një konkurs për krijimin e një logoje me simbolikë: “50-vjet nga Revolta e Spaçit” nga nxënësit e shkollave të mesme artistike të arsimit parauniversitar.

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

TAKIM EKSPERTËSH MBI ELEMENTËT E PUNËS SË DETYRUAR NË MINIERËN E SPAÇIT

(Tiranë, 07.04.2023)

Puna e papaguar e kundërshtarëve politikë në miniera ishte një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut në komunizëm. Për elementin e punës së detyruar, pa pagesë si formë ndëshkimi për bindjet ose aktivitetet e politike, në të shkruarën, u bisedua me ekspertë financiarë, akademikë dhe  inxhinierë të industrisë minerare në vend

Për më tepër klikoni këtu.

Aktivitete Përkujtimore

PËRKUJTOHET 45-VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT

(Spaç, 21 Maj 2018)

Në përkujtim të 45-vjetorit të Revoltës së Spaçit, AIDSSH ishte e pranishme në Spaç, në ish-Repartin Nr. 303, i cili funksionoi nga viti 1968 deri në vitin 1991, për të përkujtuar këtë ngjarje.

Për më tepër klikoni këtu.

Telefon: +35542210424
 

© 2024 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.