Fondi Hetimor-Gjyqësor
Dosjet hetimore-gjyqësore janë dosje që u përgatitën për proceset gjyqësore të shtetasve shqiptarë që ishin akuzuar për krime kundër shtetit në periudhën 1944-1991.
Këto dosje përmbajnë në brendësi; relacione me te dhëna agjenturore të cilat përdoren gjatë hetimit të çështjes, materiale nga kallëzimet për arrestimin e objektit, veprime të hetuesisë pas marrjes së materialeve kallëzuese nga Sigurimi i Shtetit, bashkëpunim me Sigurimin gjatë hetimit, bashkëpunim për veprat penale të tjera që ndiqen në rrugë operative, procesverbale të marrjes në pyetje, akt-akuzë, vendim mbi çështjen penale, biografia, procesverbale, plan pyetjesh, listë e personave që thirren në gjyq, pretencë, Vendim në emër të Popullit etj. Në proceset gjyqësore mund të gjykoheshin më shumë se një person.
Dosjet hetimore-gjyqësore mund të jenë individuale, ose edhe në grup si në rastin e ridënimeve pas shtypjes së Revoltës së Spaçit.