Hysen Haxhiaj
Dëshmi
Pjesë nga dëshmia e ish-të dënuarit politik Hysen Haxhiaj dhënë për AIDSSH Hysen Haxhiaj, lindur më 1 mars 1942 në Çorrush, të Mallakastrës. U arrestua më 12 dhjetor 1976 me akuzën “për agjitacion e propagandë”. Qëndroi 4 muaj në hetuesi. U gjykua në vitin 1977 dhe hyri në burg fillimisht në Spaç, pastaj në Qafë-Bari dhe në Durrës. Doli nga burgu më 13 tetor 1990.
