Nevrus Golka
Dëshmi
Pjesë nga dëshmia e ish-të dënuarit politik Nevrus Golka dhënë për AIDSSH. Nevrus Golka, lindur më 25 mars 1945, në Mborje të Korçës. U arrestua mbrëmjen e 10 nëntorit 1963 në fshatin Dardhë, me akuzën se kishte tentuar të arratisej, duke kryer krimin e tradhtisë ndaj atdheut. Vuajti dënimin me 8 vjet burgim. Në shkurt të vitit 1973 tentoi përsëri arratisjen nga Pogradeci. U kap në kufi dhe u dënua me 10 vjet burg. Kreu dënimet në burgun e Spaçit, në vitet 1968 – 1982.
