Ekspozita
Dielli lind në Spaç







Legjenda e kampit të punës së detyruar dhe burgut të tmerrshëm të Spaçit, shfrytëzimi i të dënuarve politikë, në kushte të mjera jetese, pasojat dhe vuajtjet e familjarëve të tyre Revolta 21-23 majit 1973, vjen e rrëfyer nga shkrimtarja Rovena Rrozhani me një stil të thjeshtë për brezin e ri, në librin për fëmijë “Dielli lind në Spaç”.
Në 7 ilustrime të llojit novelë grafike, të realizuara nga piktorja Anila Zajmi Katanolli disa nga skenat më kulmore të Spaçit vijnë Në ngjyra të përmbajtura bardh e zi dhe me shumë pak të kuqe të përpunuara me teknikën e karbonit.