Letra nga burgu

Vangjel Lezho

Me vendim Nr. 5 dt. 2- 06.XII.1963 të Gjykatës së Lartë, u dënua me akuzën për tradhti, vepra terroriste dhe agjitacion e propagandë, në bazë të neneve 64, 67-10, 14, 73/1 të K.P me 25 vjet heqje lirie. Ridënohet në maj të vitit 1979 me vdekje me pushkatim, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës armiqësore të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 55/I dhe  13 të Kodit Penal.

Pjesë e shkëputur nga letra e shkruar nga Vangjel Lezho në kampin-burg të Spaçit, gjatë kohës që vuante dënimin, drejtuar Ramiz Ali-së, Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë, mban datën 01.08.1978. Në maj të vitit 1979 u ridënua me vdekje me pushkatim.

“…Juve si udhëheqje u plakët, fiziologjikisht, por për fatin mashtrues dhe vetëmashtrues, keni plakur edhe popullin me rininë e tij të përjetshme në gji. Juve fatin tuaj nuk e tradhtuat, por tradhtuat aspiratat dhe frymëzimin fillestar të popullit, i cili në sfondin e luksit dhe veseve tuaja doktrinare po hiqet siç thotë filozofi i madh romak Seneka-Zjarr!

Kësaj i thonë ironi e fatit, si në adresën tuaj të <<oborrit>> të KQ ashtu edhe në adresën e popullit. Juve i premtuat popullit socializmin shkencor dhe i servirët një socializëm feudal, doktrinar që dita ditës më shumë po e rrjep vetë fytyrën e maskuar dhe po nxjerr në pah kriminalitetin historik dhe paaftësinë dështake për të mos kuptuar rrjedhën dialektike dhe materialiste të historisë njerëzore në tërësi dhe të Kampit Socialist me BS në veçanti. Sharlatanizmi nuk ka brirë. Ndaj edhe lodra, e gjoja tradhtisë së BS nuk kishte nevojë për brirë. Mjaftonte vetëm të dilej në tribunën e 81 partive në Moskë dhe ti njoftohej botës për disa muhabete rreth grurit…”

Telefon: +355694118025
 

© 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të drejtat e rezervuara.