Lajme
“Spaçi dje dhe sot”, një klasë e hapur kujtese për të rinjtë e shkollave nga Tirana dhe Shkodra
Spaç më, 22 maj 2026
“Spaçi dje dhe sot” mblodhi në kamp-burgun e Spaçit, më 22 maj 2026, nxënës e mësues nga Shkodra dhe Tirana në përkujtim të 53-vjetorit të Revoltës së Spaçit. Edicioni i dytë i kësaj nisme u organizua dhe zhvillua nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me mbështetjen e zyrës së KiE-s në Tiranë. Në aktivitetin e këtij viti morën pjesë nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada” nga Tirana dhe nxënës dhe mësues të shkollës së mesme të përgjithshme “Oso Kuka” nga Shkodra, ish – i burgosuri politik Nestor Topençarov si dhe familjarë të ish – të të burgosurve politikë.
Nxënësit u njohën me historinë e kamp-burgut të Spaçit, rëndësinë e përkujtimit të Revoltës së Spaçit, si edhe me punën e bëre në kuadër të projektit për edukimin për qytetari demokratike “Mësojmë për të kaluarën, veprojmë për të ardhmen”.
Nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” zhvilluan një guidë në ambientet e kamp-burgut të Spaçit nën drejtimin e specialistes së Autoritetit, Rovena Rrozhani, e cila kishte përgatitur materiale orientuese dhe fletëpalosje informuese mbi historikun e kampit. Gjatë guidës, nxënësit dëgjuan dëshmitë e z. Ioan Çeli dhe z. Artan Murrizi, të cilët kur ishin fëmijë, kishin vizituar Spaçin për të takuar baballarët e burgosur politikë. Të dy familjarët treguan për nxënësit udhën e mundishme dhe kalvarin e diskriminimit që përjetuan ata dhe familjet e tyre pas burgosjes së baballarëve. Nxënësit por edhe mësuesit patën mundësi të bënin pyetje dhe të bashkëbisedonin me familjarët e ish-të burgosurve politikë.
Guida vijoi me godinat e tjera të kamp-burgut ku nëpërmjet mesazheve të fshehura në vende kyçe, nxënësit mësuan më shumë mbi jetesën, shfrytëzimin dhe keqtrajtimin e të burgosurve politikë në Spaç. Ata lexuan pjesë të shkëputura nga dëshmitë e dhëna për AIDSSH, si dhe poezi të shkruara nga poetë të dënuar në Spaç. Pas mbarimit të guidës nxënësit u ndanë në grupe dhe lexuan në stafetë, pjesë nga libri “Dielli lind në Spaç”. Më pas diskutuan mbi të drejtat e njeriut në diktaturë dhe realizuan punime artistike të frymëzuara nga informacioni, emocionet dhe përjetimet e marra gjatë kësaj përvoje educative në kuadër.
Ndërkohë, nxënësit e shkollës së mesme “Oso Kuka” zhvilluan një aktivitet të Klubit të Librit mbi veprën “Drama e jetës” të z. Nestor Topencarov. Përmes këtij libri me karakter memuaristik, ata u njohën me përvojën e rëndë që autori përjetoi në kamp-burgun e Spaçit, vuajtjet, përballjen me dhunën e sistemit komunist dhe qëndresën njerëzore në kushte çnjerëzore.
Diskutimi i librit u kthye në një moment reflektimi për të rinjtë mbi rëndësinë e kujtesës historike, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Gjatë aktivitetit, specialistet e Drejtorisë së Informacionit, znj. Elibjana Buçpapaj dhe znj. Anxhela Dervishi, u shpjeguan nxënësve mënyrën se si funksiononte Sigurimi i Shtetit, duke i njohur ata me mekanizmat e survejimit, kontrollit dhe përsekutimit që regjimi komunist ushtronte ndaj qytetarëve.
Përmes një materiali të përgatitur në bashkëpunim me znj. Mirela Murrizi, nxënësve iu prezantua edhe dosja e z. Nestor Topencarov procesi i hapjes së saj, si dhe dokumentet dhe informacionet që ajo përmban mbi periudhën e persekutimit dhe jetën në kamp-burgun e Spaçit.
Nxënësit dëgjuan rrëfimin prekës të autorit mbi kalvarin e vuajtjeve që ai përjetoi në burgun e Spaçit, të pasqyruara në librin “Shtigje të Ferrit”, dhe më pas vijuan guidën në ambientet e ish-kamp-burgut së bashku.
Një rol të rëndësishëm në këtë aktivitet patën edhe mësueset e shkollave pjesëmarrëse: Audenarda Balliu, Elona Pepa, Albana Kali, Jonida Vrapi dhe Vjolla Dedja, si edhe ekspertja e edukimit në zyrën e Këshillit të Europës, Anila Saljani, të cilat orientuan dhe mbështetën nxënësit gjatë gjithë aktivitetit edukativ dhe reflektues.
Në përmbyllje të aktivitetit, nxënësit e dy shkollave u mblodhën në sheshin ku, në vitin 1973, ish-të burgosurit politikë ngritën flamurin shqiptar pa yllin komunist, simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri.
"E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, dokumentet dhe dëshmitë provojnë mendimin politik, disidencën dhe qëndresën antiregjim.
Spaç, 21 maj 2026
Fjala e Kryetares së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Sula, në përkujtim të 53-vjetorit të Revoltës së Spaçit.
Të nderuar,
Nuk do të marr shumë kohë, por është institucioni që flet vetë dhe më duhet të përcjell disa mesazhe.U tha këtu që zërat e ish-të dënuarve nuk janë dëgjuar. Është e vërtetë.Në Autoritetin e Dosjeve ne kemi krijuar një grup të posaçëm pune. Kemi rreth dy vite që punojmë në mënyrë intensive. Kemi nxjerrë koleksionin e plotë arkivor për sa i përket burgut të Spaçit dhe çdo të dënuari në mënyrë të padrejtë.Janë rreth 2200 të dënuar, nga të cilët, për fat të mirë, rreth 30% jetojnë ende sot.Kemi ndërtuar një program aktiv të dëshmive të gjalla. Ju patë fotot aty. Kemi marrë rreth 70 dëshmi dhe do të vijojmë të marrim dëshmi nga çdo ish-i dënuar dhe dëshmitar që ka qenë, për fat të keq, pjesë e këtij burgu.Duke folur për dëshmi, nuk kemi ndaluar vetëm tek ish-të burgosurit. Kemi përfshirë edhe zyrtarë të kohës që kanë qenë në ndërmarrjen e minierave dhe ata na kanë treguar fakte që ne i kemi renditur në një faqe interneti që quhet spac.al. Është një proces që pasurohet çdo ditë dhe vërtet i kërkoj ndihmë kujtdo që ka dokumente, dëshmi apo fakte, qoftë edhe nga arkivat personale, të na bashkohet. Për me shume lexoni këtu fjalën e plotë të Kryetares.
Përkujtohet 53 – vjetori i Revoltës së Spaçit
Spaç më, 21 maj 2026
Në ish kamp-burgun e Spaçit u zhvillua aktiviteti përkujtimor me rastin e 53-vjetorit të Revoltës së Spaçit, organizuar nga Shoqata e ish – të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, në praninë e ish-të burgosurve politikë, familjarëve të tyre, përfaqësuesve të institucioneve shqiptare dhe trupit diplomatik.
Të pranishëm në aktivitet ishin Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Kryetarja e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, Kryetari i Bashkisë së Mirditës, si edhe Kryetari i Shoqatës së ish – të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, Ethem Fejzollari.
Në fjalën e saj, Kryetarja e AIDSSH, Dr. Gentiana Sula, theksoi se Revolta e Spaçit dëshmon ekzistencën e mendimit disident dhe qëndresës politike në Shqipërinë komuniste. “Duke lexuar dosjet dhe faktet për Revoltën e Spaçit, unë aty gjej parullën: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Është e vërtetë. E kam parë me sytë e mi. ‘Liri, demokraci’ është aty. Flamuri pa yllin komunist është ngritur këtu”, – u shpreh ajo.
Dr. Sula bëri të ditur se Autoriteti i Dosjeve ka ngritur prej dy vitesh një grup të posaçëm pune për dokumentimin e plotë të historisë së Spaçit dhe të të dënuarve politikë që vuajtën në këtë burg. Sipas saj, janë identifikuar rreth 2200 të dënuar dhe janë mbledhur dhjetëra dëshmi të gjalla, dokumente dhe materiale arkivore që po pasurojnë vazhdimisht platformën digjitale spac.al.
Ajo ndaloi edhe tek puna e detyruar në minierën e Spaçit, duke e cilësuar atë një formë shfrytëzimi dhe skllavërie moderne. “Normat kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe puna ka qenë e papaguar”, – tha Sula, duke shtuar se Autoriteti ka gjetur dokumente arkivore që provojnë kontratat mes Ministrisë së Minierave dhe Ministrisë së Burgjeve për përdorimin e punës së të burgosurve politikë.
Ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nevojën për zbardhjen e krimeve të komunizmit, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan më shumë angazhim institucional për kthimin e Spaçit në një vend kujtese dhe edukimi për brezat e rinj.
Në aktivitet folën gjithashtu Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, zv.ministrja e Arsimit, Lira Pipa, si edhe drejtuesi i Shoqatës së ish – të Përndjekurve Politikë Antikomunistë, Ethem Fejzollari.
Në takim u fol edhe për kërkimet për gjetjen e eshtrave të katër heronjve të Revoltës së Spaçit. Kryetarja e AIDSSH bëri me dije se, përmes hetimeve të kryera me mbështetjen e ICMP-së dhe financimit të Bashkimit Europian, është identifikuar një vendvarrim i dyshuar në zonën e Shpalit, ndërsa raporti i hetimit i është dërguar Prokurorisë për vijimin e procedurave të gërmimit dhe identifikimit.
Aktiviteti në Spaç u kthye në një thirrje për kujtesë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale ndaj viktimave të diktaturës komuniste, si dhe për ruajtjen e dëshmive historike për brezat e rinj..
“Dielli lind në Spaç” pjesë e platformës digjitale për shkollat
Tiranë më, 6 mars 2026
Botimet mbi kampin burg të Spaçit dhe dokumentari i shkurtër i përgatitur për arsimin parauniversitar nga AIDSSH, do të jenë pjesë e platformës digjitale “Mësojmë nga e kaluara – Burime arsimore të hapura 1944–19911944–1991” që Autoriteti i Dosjeve është duke përgatitur.
“Dielli lind në Spaç”, “Spaç, historia e një revolte”, broshurat për Spaçin si dhe dokumentari “3 ditët e lirisë në Spaç” janë testuar tashmë në turet e leximit dhe informimit në mbi 30 shkolla në vend, që AIDSSH dhe KiE ka organizuar në harkun kohor të gjashtë muajve. Këto prodhime që njohin brezin e ri me Spaçin dhe revoltën, diktaturën dhe të drejtat e njeriut, janë miratuar edhe nga Agjencia e Sigurisë së Cilësisë për Arsimin Parauniversitar (ASCAP).
Në takimin me partnerë ndërkombëtarë, u diskutua vijimi i punës për ndërtimin e Platformës digjitale edukative “Mësojmë nga e kaluara – Burime arsimore të hapura 1944–1991”, e cila synon krijimin e një hapësirë të strukturuar, të besueshme dhe të aksesueshme për edukimin mbi periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë dokumentet arkivore me procesin e mësimdhënies dhe edukimin qytetar të brezit të ri.
Për Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Michel Tarran, si dhe për përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë, Këshillit të Evropës, ASCAP, MA, Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), në prani të kryetares së AIDSSH, Dr. Gentiana Sula u prezantua koncepti i detajuar i platformës, fazat e zhvillimit dhe nevojat për mbështetje, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit për realizimin e saj.
Platforma do të ofrojë dy nivele kryesore aksesi: Një nivel profesional për mësues, studiues, autorë tekstesh dhe edukatorë, me materiale burimore, dosje tematike dhe mjete didaktike të avancuara; Një nivel për nxënës dhe të rinj, me përmbajtje të përshtatur pedagogjikisht, video, aktivitete interaktive, kuize dhe forma inovative të të nxënit përmes historisë.
Prezantimi i projektit u zhvillua nga Ornela Arapi, Drejtore e Drejtorisë së Hulumtimit Shkencor dhe Edukimit Qytetar në AIDSSH.
Shuhet Urim Elezi, figurë e qëndresës në Spaç
Tiranë më, 27 shkurt 2026
U shua më 27 shkurt 2026 Urim Elezi, një figurë e njohur qëndrese ndaj diktaturës komuniste që e dënoi me 26 vite burg dhe punë të detyruar.
Urimi lindi në vitin 1941, në Floq, Korçë. U arrestua më 26 tetor 1963 me akuzën se kishte tentuar të arratisej në një shtet të huaj. Gjykimi u zhvillua në shkurt të vitit 1964 dhe iu dha dënimi me 18 vjet heqje lirie. U dërgua fillimisht në burgun e Korçës dhe më pas u çua në Laç, për ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit. Pas më shumë se një viti, Aty ndenja nja një vit e gjysmë. Jeta e tij vijoi në burgjet e Burrelit, Vlorës, dhe Repsit dhe në kampin burg të Spaçit. Kur ishte në burg, teksa i kishin mbetur pak më shumë se 3 muaj nga lirimi u dënua sërish “për agjitacion e propagandë”.
Karriera e tij nisi si oficer në ushtri dhe përfundoi i verbuar në burgjet e diktaturës, ku vijonin ta dënonin edhe pse humbi shikimin si pasojë e dhunës fizike të pamëshirshme ndaj tij …
Pavarësisht vuajtjeve, Urim Elezi ruajti dinjitetin e tij njerëzor dhe u shndërrua në një shembull për brezat e rinj.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Lexo dëshminë e Urim Elezi për AIDSSH në botimin “50 vjet nga Revolta në burgun e Spaçit”
Ilinois feston për të dytin vit, “Ditën e Lirisë – Dita e Visar Zhitit”
Ilinois. 28 janar 2026
Festohet Dita e Lirisë. Komuniteti shqiptaro – amerikan në Ilionis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kremtoi më 28 janar Ditën e Lirisë, me një aktivitet kushtuar poetit dhe shkrimtarit të njohur Visar Zhiti.
“Visar Zhiti është një poet i shquar shqiptar, i burgosur në vitin 1979 për poezinë e tij dhe i dënuar me dhjetë vjet nga regjimi komunist. Kjo mbrëmje e veçantë zhvillohet në Ditën e Lirisë, e shpallur zyrtarisht në vitin 2025 nga Guvernatori JB Pritzker, për të përkujtuar lirinë e shprehjes dhe të ndërgjegjes.”- shkruhet ndër të tjera në postimin e Komunitetit shqiptar në Ilionis, i cili kishte organizuar një mbrëmje gjatë të cilës u krijua një hapësirë ku fjala poetike e Zhitit, u shfaq si dëshmi për burgimin, dinjitetin, mbijetesën dhe kuptimin e thellë të lirisë.
Në janar të vitit 2025 shteti i Ilionisit shpalli datën 28 janar si Ditën e Lirisë, në nderim të poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti. Kjo është data kur poeti dhe shkrimtari shqiptar është liruar nga burgu, ku vuante dënimin si një i burgosur politik për shkak të poezive të tij.
Shkrimtari lindi në Durrës, 2 dhjetor 1952. Në rininë e tij u përndoq nga regjimit komunist. Ai ka mbajtur detyrat më të larta në institucionet shqiptare si deputet, ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.
Në vitin 1973, ai shkroi përmbledhje me poezi, Rapsodia e jetës së trëndafilave. Ishte koha e Plenumit të 4-t të KQ të Partisë së Punës, në të cilin Enver Hoxha filloi një fushatë të egër kundër të rinjve që tërhiqeshin nga kultura perëndimore.
Poeti i ri u bë një nga viktimat politike të diktaturës. Dorëshkrimi i përmbledhjes, dorëzuar për botim në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike dhe që nxinte realitetin socialist.
Ai u arrestua më datë 8 nëntor 1979. U dënua në një gjyq farsë në prill të vitit 1980 me trembëdhjetë vjet burg. Nga burgu i Tiranës transferohet në burgun e Qafë Barit dhe në vijim në burgun famëkeq të Spaçit, i njohur për kushtet e këqija, keqtrajtimet dhe torturat që pësonin të burgosurit.
Ai u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe nisi punën në një fabrikë të prodhimit të tullave në Lushnjë. Mbas rënies së diktaturës komuniste karriera e tij si shkrimtar, publicist, diplomat pati vetëm arritje.
Visar Zhiti përfaqëson figurën e njeriut të bukur dhe të qëndrestarit, që nuk e theu regjimi me trajtimin mizor në burg e jashtë tij.
PESHA E NJË FILMI NË JETËN E FISIT TË SYKAJVE
Tiranë më 14 nëntor 2025
Prelë Syku, një nga të dënuarit politikë të kamp-burgun e Spaçit, është përkujtuar ditën e premte më dt. 14 nëntor 2025 në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Dokumentet e persekutimit të tij gjatë diktaturës, për shkak se i përkiste një familjeje “kulake” u shfaqën për publikun për herë të parë gjatë klubit të filmit “Mësojmë nga e kaluara”.
Në rreth 1500 faqe nga 2 dosje hetimore-gjyqësore dhe një dosje formulare u zbulua përndjekja dhe dënimi jo vetëm i Prelë Sykut, por i të gjithë fisit të Sykëve në përgjithësi. Gjatë klubit të filmit u dhanë edhe pjesë nga intervista e tij në media lidhur pikërisht me përndjekjen dhe vuajtjen e një prej fiseve më të pasura dhe më njohura të Bregut të Matës.
Faji tyre i vetëm ishte sepse ishin të pasur dhe pasues të Gjon Nik Sykut, të mishëruar në dramë dhe kinema si Tuç Maku, personazhi negativ, kulaku që sabotonte Reformën Agrare. Pesha e këtij filmi ka shënjuar jetën e Sykëve, ku 7 prej tyre u dënuan me burg apo internim. Këtë e dëshmon edhe djali i Prelës, Davidi. Ai rikujtoi historinë e familjes së tij dhe Bregut të Matës, duke përshkruar pasojat e reformës agrare dhe përndjekjen e familjeve të pronarëve që nuk u pajtuan me regjimin komunist. David Syku vuri në dukje indoktrinimin dhe propagandën komuniste, përfshirë dramën dhe filmin “Toka jonë”, të shkruar nga arsimtari Kol Jakova për të mbështetur sistemin.
Vetë Prela në një intervistë të dhënë vite më pare në media, shprehej se: “Filmi “Toka jonë” është zbatuar në tokat tona me Gjon Nik Sykut pseudonim Tuç Makut, madje aty në një vend përmendet maraja e Sykajve. Kur ka ardh Kol Jakova ktu e ka parë situatën, ka pa bujqit si shkojshin pas reformës agrare, ka pa të zotin e shpisë që shkonte me kalë mas tyre ku po ia lanë një copë tokë sa me jetu dhe ka xhiru filmin “Toka jonë””.
Prelë Syku, u arrestua në vitin 1951 dhe u dënua me 30 vite burg, prej të cilave vuajti 12. Ai u arrestua sërish në vitin 1978 dhe ridënua me 10 vite për “agjitacion dhe propagandë”. David Syku përshkroi vizitat në burgje si Spaçi, Ballshi, Tirana dhe Shkodra, dhe momentet prekëse të takimeve familjare me babanë e tij. Në faqen spac.al gjendet edhe një nga letrat që Prelë Syku i ka dërguar familjes së tij nga Spaçi.
Klubi i Filmit, një nismë e AIDSSH-së me AQSHF-në synon të sjellë një lexim të ri, të balancuar dhe të bazuar në dokumente. Nisma është pjesë Platformës Arsimore “Mësojmë nga e Kaluara -me burime te hapura arsimore ’44 -‘91″, e cila u ofron mësuesve, nxënësve dhe studiuesve materiale arkivore të digjitalizuara, pasazhe filmike të përzgjedhura, dëshmi të mbijetuarve, module diskutimi të udhëhequra nga ekspertë të arsimit, historisë dhe artit. Qëllimi është të ndërtohet mendimi kritik dhe të kuptohet më qartë lidhja mes artit, propagandës dhe shtypjes së grupeve shoqërore, duke zbardhur të vërtetën e shtrembëruar nga ideologjia e diktaturës.
“Libraria njerëzore” në Spaç
18 Tetor 2025
Organizata “Tek Bunkeri” organizoi aktivitetin “Libraria Njerëzore në Spaç” me ish-të përndjekur politikë, ish-pjesëtarë të administratës së Spaçit dhe të rinj në Spaç. 25 ish-të përndjekur politikë, së bashku me ish-pjesëtarë të administratës së Spaçit, u përballën me pyetjet dhe kureshtjen e të rinjve, në një hapësirë dialogu të rrallë, ku kujtesa dhe reflektimi morën formë njerëzore. Në biseda me të rinjtë u ndanë kujtime, reflektime dhe emocione të mbetura pezull për dekada.
Një prej këtyre bisedave bashkoi Xhevdet Danin, ish-polic i Spaçit, me Zenel Drangun, ish-i burgosur politik, një moment që mishëronte guximin për t’u përballur me kujtesën dhe për të folur për dhimbjen njerëzore.
Edhe Ndue Fufi, 81 vjeç, ish-zëvendëskomisar, mori pjesë në aktivitet pavarësisht gjendjes shëndetësore. Ai vinte në këtë burg pas 40 vitesh, për t’u përballur me kujtimet e së shkuarës dhe me veten. Me një thirrje të ndjerë, ai i ftoi të gjithë ish-anëtarët e administratës së Spaçit që të kërkojnë falje, nëse kanë kryer vepra të padrejta ndaj të burgosurve politikë, sepse, siç tha ai, “falja tregon qytetari.”
Ky aktivitet ishte pjesë e projektit “SHPIRTËRIM”, mbështetur nga programi EU4Culture, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
Foto nga Renis Hyka
“Spaç 1973 - Martirët e Lirisë” shfaqet në Korçë
4 Tetor 2025
Dokumentari “Spaç 1973 -Martirët e Lirisë”, pas Tiranës u shfaq në fillim të muajit tetor në qytetin e Korçës. Dokumentari sjell dëshmi, rrëfime të të mbijetuarve dhe materiale arkivore që rikujtojnë një nga aktet më të guximshme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri janë pjesë e dokumentarit që synon të ruajë kujtesën historike, të nderojë martirët e lirisë dhe të përcjellë tek brezat e rinj mesazhin se e vërteta dhe dinjiteti nuk mund të shtypen nga dhuna.
Për të parë lajmin në YouTube klikoni këtu.
Të zhdukurit e Spaçit, ICMP dhe AIDSSH, sondazhe në vendvarrimet e dyshuara
30 Shtator 2025
Dy vendvarrimet e dyshuara në Shpal, të Mirditës, rezultojnë me pritshmëri shumë të lartë për prani eshtrash personash të zhdukur. Rezultatet janë pjesë e një sondazhi që një grup ekspertësh arkeologë dhe antropologë në bashkëpunim me ekspertë të AIDSSH realizuan gjatë javës së tretë të muajit shtator. Sondazhet që u zhvilluan përgjatë javës së tretë të shtatorit u zhvilluan edhe në 4 vendvarrime të tjera të dyshuara. Rezultatet ishin optimiste dhe sfiduese. Optimiste për sa i përket mundësive të gjetjes së mbetjeve, por njëkohësisht tregojnë për sfida serioze që lidhen me terrene të vështira, zona malore, rrëshqitje të tokës, struktura të mbivendosura, çështje pronësie, si edhe nevojën për administrim të kujdesshëm të gjetjeve dhe analizat e ADN-së.
Në një prej vendvarrimeve të dyshuar mendohet se mund të jenë eshtrat e të zhdukurve në kamp-burgun e Spaçit ndër të cilët edhe katër të pushkatuarit e Revoltës së Spaçit, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj. Trupat e tyre u zhdukën nga regjimi, pas ekzekutimit. Më 30 shtator 2025 Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) zhvilloi një takim pune me znj. Samara Krehic, drejtuese e programit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit pas përfundimit të sondazheve në gjashtë vendvarrime të dyshuara në Shqipëri.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), si dhe në zbatim të Konventës së OKB-së kundër zhdukjeve me forcë dhe ligjit nr. 45/2015, Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Tiranë, ka përgatitur edhe një draft-VKM-në që përcakton autoritetet përgjegjëse për gjetjen, identifikimin dhe rikuperimin e eshtrave të personave të zhdukur ose të ekzekutuar gjatë periudhës së komunizmit (1944–1991), si dhe për mbrojtjen e vendvarrimeve të identifikuara ose të dyshuara si të tilla. Si një institucion shumë pranë familjeve të dëmtuara nga komunizmi Autoriteti po ndjek hap pas hapi këtë proces të dhimbshëm, por të domosdoshëm për të rikthyer dinjitetin e mohuar të viktimave të komunizmit.
Për më tepër informacion në lidhje me këtë aktivitet klikoni këtu.
Libri “Ridënimi”, finalist për çmimin “Angelus”
30 Shtator 2025
Libri “Ridënimi” i publicistit Fatos Lubonja është finalist për çmimin “Angelus” që mbahet më 18 tetor në Ërocłaë, në Poloni. Lajmin e ka dhënë përkthyesja e letërsisë shqipe në gjuhën polake Dorota Horodyska, pas njoftimit në faqen zyrtare të çmimit. Këtë e bën të ditur reporter.al.
“Ridënimi” dokumenton ngjarjet në burgun e Spaçit nga vera e vitit 1978 në maj të ’79-ës, për një gjyq të montuar pas dyerve të mbyllura, që e akuzon Lubonjën si pjesë të një “organizate kundërrevolucionare antisocialiste”, bashkë me të burgosur të tjerë politikë. Tre nga bashkëvuajtësit e tij, Vangjel Lezho, Fadil Kokomani dhe Xhelal Koprencka pushkatohen, ai vetë dënohet për së dyti me 25 vjet burg.